Bakall për ujë

Bakall për ujë

Kosovë, 1990

Bakalli për ujë është një enë tradicionale e përdorur për ruajtjen e ujit, e prodhuar kryesisht nga argjila ose balta e pjekur.
Për një kohë të gjatë ka qenë një enë për bartjen dhe ruajtjen e ujit të pijshëm që sigurohej nga puset ose burimet natyrore.
Në disa raste, bakalli përdorej për qëllime dekorative për të zbukuruar ambjentet e brendshme të shtëpisë. Enët e punuara me dorë dhe me motive tradicionale ishin pjesë e zbukurimit te shtëpive.
Prodhimi i bakallit kalon në shumë faza që në mënyrë të përmbledhur përfshijnë:
✓ Prodhimi i baltës nga përzjerja e argjilës me ujin
✓ Prodhimi i enës në çark
✓ Tharja natyrale e pasuar nga tharja në temperaturë jo të lartë
✓ Pjekja në furrë
✓ Ftohja dhe pastrimi
✓ Dekorimi

Audio Guides

Please select a language to see available guides.