Djep fëmijësh

Djep fëmijësh

Gjakovë, Kosovë, 1954

Djepi si shtrat i femijes zë një vend të veçantë në traditën e jeteses shqiptare që edhe pse më rrallë, vazhdon te perdoret deri në ditët e sotme. Ne Gjakove ka akoma zejtare qe prodhojne djepe.
Djepi punohet kryesisht nga druri i frashërit ose ahut, mirëpo ekziston besimi mitologjik se fëmija ndjehet më mirë në një djep të punuar prej drurit të frashërit pasi e mbron femijen nga e keqja.
Në Gjakovë, punimi i djepit, qe perfshin gdhendjen dhe ngjyrimin ku dominon e kuqja, e verdha dhe portokallia, shfaqet me motive dhe figura te ndryshme floreale dhe zoomorfe qe paraqesin kulturën shpirtërore shqiptare.
Per shembell, lulja në djep shpreh deshiren qe femija te rritet si nje lule, molla lidhet me nje femije qe rritet i shendetshem, ndersa qershia me bukurine. Figura e gjarprit në djep paraqet “orën”, “mbrojtësin”, “padronin” që ruan fëmijën nga çdo e keqe, ndërsa dhëmbi ose lekura ei tij përdoret nga nënat si amulet (hajmali) qe nenat ua lidhin në djep fëmijëve.
Ngjyra e kaltërt në formë të “syrit të kaltër”, nënkupton mbrojtjen nga “syri i keq”.

Audio Guides

Please select a language to see available guides.