Farrasht – mbledhëse e mbeturinave

Farrasht – mbledhëse e mbeturinave

Shqipëri / Kosovë, 1971

Farrashti i drurit është një mjet tradicional i hershëm që përdorej në Shqipëri dhe në shumë kultura të Ballkanit për të grumbulluar mbeturina të ndryshme në oborre, kopshtet, ose shtëpitë e fshatarëve por edhe ne tregjet bujqësore.
Farrashti është kryesisht i punuar nga druri i fortë dhe i qëndrueshëm në kohë që ngadonjëherë mund të ketë edhe elemente metalike për të forcuar strukturën dhe mbajtur pjesët e drurit të bashkuara. I dekoruar dhe ngjyrosur me motive floreale.
Farrashti ka formë të thjeshtë dhe funksionale si një shportë e hapur ose një tabaka që përdoret për të mbledhur mbeturinat. Pjesa e brendshme është shpesh me një skaj të ngritur, duke mundësuar mbledhjen e plotë të mbetjeve.

Audio Guides

Please select a language to see available guides.