Hekur me prush për hekurosje
Ballkan / Kosovë, Shekulli XXNuk ka nje date te qarte kur hekuri me prush për hekurosje mund te kete hyre ne Ballkan, por dokumentohet se ka qene perdorur deri ne shek e XX.
Ky lloj hekuri ishte i rëndë dhe përdorte kryesisht prushin e drurit ose qymyrit për ti dhënë temperaturën e nevojshme metalit për të shtruar dhe hekurosur materialet prej tekstili.
Hekuri kishte nje doreze prej druri dhe ishte gjithashtu i pajisur me një vrimë për ajrosje, që mund të përdorej për të kanalizuar avujt e nxehtë dhe për të siguruar që temperatura të ruhej brenda gjatë përdorimit.
Audio Guides
Please select a language to see available guides.