Plisi

Plisi

Gjakovë dhe trevat shqiptare, përdorur që nga antikiteti (prodhim tradicional shek. XVIII–XX)

Plisi ose qeleshja si simbol tradicional i popullit shqiptar ka qene dhe mbetet nje pjesë përbërëse e veshjes popullore shqiptare si nje trashëgim nga të parët tanë ilirët. Quhet plis sepse është krijuar prej leshit të deles së bardhë.
Lashtësia punimit te plisit është ruajtur brez pas brezi dhe është përcjellur deri në ditët e sotme. Në fillim Gjakova ishte e vetmja qendër e kësaj zeje, prej nga u përhap edhe në viset tjera të Kosovës, të Shqipërisë Veriore, të Maqedonisë Perëndimore, të Sanxhakut etj., ndërsa një qendër tjetër për Shqipërinë Jugore dhe të Mesme ishte Tirana.
Në shek. XVIII-XIX, zonat e përmendura furnizoheshin me qeleshe nga Gjakova.
Mënyra më e vjetër e prodhimit të qelesheve me një tasllak, që u përdor deri në fund të shek.XIX, quhej mënyra “gjakovarçe”, e cila dallohej nga mënyra më e përsosur ose “tirançe” me dy tasllakë, që filloi të përdorej edhe në Gjakovë nga fundi i shek.XIX dhe fillimi i shek.XX.
Dyqanet e zejtareve te Gjakoves shtriheshin nga ura e namazgjasë deri te kulla e begut në kompleksin e Çarshisë së Madhe.
Punonin lloje të ndryshme të plisave për treg ose porosi. Materiali për punimin e qelesheve ishte leshi i deleve dhe i qengjave të cilët vetë zejtarët i trajtonin nga lenda e pare e paperpunuar deri ne zbardhjen e leshit.

Audio Guides

Please select a language to see available guides.