Stoli nga filigrani

Stoli nga filigrani

Gjakovë, Kosovë, 1960

Kjo pjesë e stolisë së kokës si simbol i statusit dhe pasurisë, por edhe dashurisë e bukurisë, është një aksesor i bukur që përdoret nga nuset e reja gjatë ceremonisë së dasmës. Materiali i përdorur për punimin e stolisë është prej argjendit e dekoruar me rruaza me ngjyrë të kaltër dhe të kuqe, me qëllim mbrojtjen nga të këqijat dhe mbarësi për nusen.
Zeja e argjendarisë është një nga zejet më të hershme të popullit shqiptar e njohur qysh prej epokës së bronzit, e cila është ruajtur dhe e përcjellur brez pas brezi deri në ditët e sotme.
Të dhënat e autorëve antikë, stolitë prej ari dhe argjendi dhe prerjet e monedhave prej argjendi të gjetura në gërmimet arkeologjike, dëshmojnë se Iliria ka qenë e pasur me minerale të tilla si ari e argjendi që e kanë favorizuar zhvillimin e mjeshtërisë së argjendarisë.
Prodhimet prej metaleve ishin të njohura që në Mesjetën e hershme, në Novobërdë, Janjevë, Vushtri, Trepçë, Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan etj.
Zeja e argjendarisë ishte e përhapur kudo në Kosovë e po ashtu edhe në Gjakovë. Punimet e argjendarëve shqiptarë shquheshin per nivelin të lartë artistik.
Sipas gazetarit udhetues Edward Frederick Knight (1852-1925), Gjakova ishte nje nga qytetet me interesante me njerez te zote ne perpunimin e metaleve.
Kjo mjeshtëri artistike i tërhoqi vëmendjen edhe Konsullit austriak në Shkodër, Theodor Ippen (1861- 1935) i cili shkruan se “Prodhimet e argjendit te Gjakovës tregetohen kudo dhe jane te famshme ne gjithe Shqiperine”.
Karakteristikë për qytetin e Gjakovës janë stolitë e punuara me tekniken “savat” që është stil i veçantë i mjeshtrisë së argjendarëve të këtij qyteti që dallon nga ajo e Prizrenit ( filigran) dhe Pejës (me kokrra).

Audio Guides

Please select a language to see available guides.