Veshja Gjakovare e nuses me dimi dhe jelek
Gjakovë, KosovëNë Kosovë përvec veshjes me gjenezë iliro – shqiptare është përdorur edhe veshja e tipit oriental që quhet veshje me dimi e pëhapur në mjaft qytete perfshire edhe Gjakovën.
Veshja e grave në qytetin e Gjakovës i përket fundit të shek.XIX dhe fillimit të shekullit XX. Gratë vishnin dimi me këmbëza të zbukuruara me gajtanë të verdhë. Ndersa përparësja “boshqja” endej prej pambukut me ngjyrë të kuqe e të bardhë dhe zbukurohej me motive të botës floreale, gjeometrike dhe zoomorfe.
Veshja përbëhet nga: dimite, këmisha e bardhë (shortja), jeleku i arit, kollani dhe zambaku (stoli koke).
Karakteristike për këtë veshje janë dimitë, të cilat janë pjesë e poshtme e veshjes te qepura nga material me ngjyra e dizenjo të ndryshme ne varesi edhe te moshes. Për një palë dimi nevojiten 12-14 metra material të gjerësisë së dyfishtë.
Këmishë pa jakë e ashtuquajtur shorte që vjen e gjatë deri nën brez dhe është punuar nga pëlhura e mëndafshit. Prerja tek fyti dhe fundi i mëngëve janë të zbukuruara me dantela në formë të luleve me ngjyrë së bardhë dhe të gjelbërt.
Jelek me sumbulla i punuar nga kadife e kuqe, i gjithi i qëndisur me gajtan të dredhur dhe fije ari me motive floreale.
Kollani është pjesë dekoruese e veshjes me motive floreale i qëndisur me fije ari.
Zambaku stoli koke e nuseve punohej me grep dhe perdorte perin me ngjyrë të bardhë, të verdhë dhe të gjelbërt per te krijuar motive floreale ku shpesh haset lulja me gjethe.
Audio Guides
Please select a language to see available guides.