Veshje tradicionale e Rekës së Keqe

Veshje tradicionale e Rekës së Keqe

Reka e Keqe, Rrafshi i Dukagjinit, Kosovë

Reka e Keqe përfshin fshatrat që shtrihen nga rrezet e maleve të Junikut dhe Koshares, përgjatë lumit Erenik deri në qytetin e Gjakovës. Veshja e Rekës së Keqe është veshje tipike tradicionale e femrave te Rrafshit te Dukagjinit e cila përbëhet nga: këmisha e gjatë, pshtjellaku i përparëm, pshtjellaku i pasëm, jeleku, kollani, lidhësja, marhama dhe çorapët. Këmisha e punuar në vek (tezgjah) prej pëlhurës së pambuktë, e qëndisur te pjesa e jakave dhe rreth gjoksit me motive floreale, ndërsa mëngët të dekoruara me qendisje. Jeleku që është pa mëngë vishej mbi këmishë dhe mbulonte pjesën e sipërme të trupit. Është i punuar prej kadifes me ngjyrë të zezë, brenda me letër të trashë për të mbajtur të tendosur. Jeleku nuk kanë jakë prandaj i tërë dekorimi me motive floreale bëhej në kapak që arrinte deri nën gjoks dhe në pjesë të shpinës.
Kollani (brezi) i punuar prej të njëjtit material sikurse jeleku. Vendosej rreth belit për dekorim të veshjes kryesisht nga nuset dhe gratë e reja
Pshtjellaku (ose përparësja) i përparëm dhe i pasëm janë të punuar prej materialit të kadifes me ngjyrë të zezë dhe të qëndisur me motive floreale.
Lidhësja e punuar në vek (tezgjah) prej materialit të pambuktë.
Marhama (vello) e bardhë e qëndisur vetëm në njërin skaj të saj.

Audio Guides

Please select a language to see available guides.