Amfora qeramike (shekulli II BCE – shekulli I CE)
Këto amfora jane përdorur për transportin detar të verës, vajit të ullirit dhe produkteve të tjera ushqimore. Ato përfaqësojnë tipologjitë më të përhapura të periudhës romake në Adriatik dhe dëshmojnë për rolin e rëndësishëm të portit të lashtë të Lissus-it në rrjetin tregtar mesdhetar. Forma e ngushtuar e pjesës fundore u mundësonte enëve të nguleshin në rërë ose në dyshemetë e anijeve, duke siguruar stabilitet gjatë lundrimit
Amfora 1 (e para majtas) - Karakteristike e kesaj amfore eshte pjesa fundore e përshtatshme për tu ngulur në rërë gjatë transportit detar. Ky tip përdorej kryesisht për transportin e vajit të ullirit nga brigjet e Italisë jugore dhe zonat adriatike.
Amfora 2 (e dyta majtas): Kane nje trup te zgjatur dhe eshte nje ndër format më të përhapura të amforave në Mesdheun lindor për transportin e verës italike në provinca, veçanërisht gjatë periudhës së vonë republikane dhe fillimit të Perandorisë. Gjetja e këtij tipi në territorin e Lis-it tregon prani të konsumit të verës së importuar dhe lidhje të drejtpërdrejta me tregtinë mesdhetare.
Amfora 3 (e treta majtas) - Tipi Lamboglia 2 përfaqëson një nga format më të zakonshme të perdorura ne tregtinë e Adriatikut në periudhën republikane romake, veçanërisht për transportin e verës dalmate dhe italo-adriatike. Prania e saj në Lezhë lidhet me itineraret detare që lidhinin portet e Dalmacisë, Apulisë dhe Epirit me portin e Lis-it.
Amfora 4 (djathtas) - Forma gati sferike dhe fundi konik është tipik për prodhimet provinciale të zonave të Adriatikut lindor dhe viseve ilire, të cilat shpesh prodhonin variante lokale të modeleve romake. Amfora të tilla shërbenin për transport të verës apo vajit dhe tregojnë jo vetëm mbi importet, por edhe prodhimin rajonal dhe përdorimin e enëve të standardizuara për jetën ekonomike të zonës.
Audio Guides
Please select a language to see available guides.