Bllok prej guri gëlqeror (shekulli I BCE)

Bllok prej guri gëlqeror (shekulli I BCE)


Ky bllok i gjetur tek Porta e Gavjarit në juglindje të Lissit antik ka formë të përafërt drejkendore me permasa 1.28 m x 0.48 m x 0.43 m dhe është i gdhendur në të gjitha faqet anësore.
Eshte faqja ballore me përmasa 1.24 m x 0.48 m në të cilën gjëndet mbishkrimi i gdhendur.
Në faqen e brendshme ndodhet një gropëz katërkëndëshe, e cila ka shërbyer për vendosjen e ganxhës së mekanizmit të ngritjes së blloqeve.
Blloku mban një mbishkrim romak të përbërë nga pesë rreshta, i shkruar me germa kapitale me madhesi te ndryshme, të gdhendura pa kujdes të veçantë.
Teksti i mbishkrimit eshte fragmentar dhe interpretohet:
Lucius Gaviarius, biri i Lucius, nip i Titit, augur, dhe Caisus, ish-skllav i liruar i Jul Çezarit, Meges, dy duumviri quinquennales (nenpunes bashkie), riparuan dhe rregulluan portën dhe kullën sipas vendimit të dekurionëve (magjistrate) , me para të tyre, dhe e miratuan po ashtu; vlera është 3.500 sestercë.
Ky bllok përfaqëson një shembull të qartë të praktikës administrative dhe ndërtimore romake në provincat ilire në kohën e Jul Çezarit, duke dokumentuar përdorimin e dekretit të dekurionëve (magistërve) për ndërtimet publike, rolin e individëve të lartë në komunitet dhe shpenzimet personale për mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane. Mbishkrimi është gjithashtu një dëshmi e titujve dhe funksioneve romake si augur dhe duumviri quinqennales, që ndihmon për datimin dhe kontekstualizimin e monumentit.

Audio Guides

Please select a language to see available guides.