Dorashkë mbrojtëse (shekulli XII – XIV CE)
Dorashke e tipit “Mitten”, prej rrjete metalike, përdorej për mbrojtjen e dorës dhe kyçit nga goditjet me armë të ftohta si: shpata, thika, heshta dhe shigjeta.
Është e punuar/farkëtuar me shumë kujdes me unaza të vogla metalike prej hekuri.
Forma “Mitten” e përhapur në Mesjetën e Mesme dhe të Vonë është më e hershme dhe më e thjeshtë sesa dorezat me gishta të veçuar, të cilat fillojnë të shfaqen më vonë, sidomos në shekulli XV. Në gjuhën angleze njihet si "Chainmail mitten gauntlet.”
Audio Guides
Please select a language to see available guides.