Enë qeramike (shekulli VII – VIII CE)
Ene qeramike të zbuluara në vitin 1978 në Nekropolin Mesjetar të Lezhës. Jane prodhuar prej qeramike me parete relativisht të holla dhe ngjyrë okër në të verdhë ose bezhë të çelët.
Tipologjikisht përfaqësohet nga dy forma bazë: broka me grykë rrethore dhe broke me grykë treullukshe (oenochoe).
Të dy tipet karakterizohen nga supe të fryra, grykë të ngushtë dhe funde të sheshta e relativisht të gjera.
Vegja shiritore tek brokat me grykë rrethore del nga supet dhe përfundon nën buzët e profiluara të grykës, ndërsa tek ojnohet shkrihet me grykën treullukshe.
Në përgjithësi, dekorimi është i thjeshtë ose mungon; paraqitet me breza vijash të holla rrethore ose me thellime të parregullta në supe. Në një rast evidentohet pikturim kafe, i ngjashëm në stil me qeramikën e pikturuar të Krujës të së njëjtës periudhë.
Audio Guides
Please select a language to see available guides.