Gjyle topi sferike (shekulli XV CE)
Këto dy gjyle topi përfaqësojnë nje municion tipik të artilerisë së hershme të përdorur gjatë Mesjetës së Vonë në Lezhë, në një kohë kur përdorimi i topave po përhapej me shpejtësi në fushëbetejë dhe në rrethimet e fortifikimeve. Gjyle të tilla përdoreshin kryesisht në topa të hershëm me tytë të gjerë (bombarda), duke shërbyer për të goditur muret e kështjellave, portat apo strukturat mbrojtëse.
(E para majtas) - Gjylja më e madhe, me diametër 18 cm, është punuar nga gur gëlqeror, material i përdorur shpesh në sajë të punimit më të lehtë dhe kostos më të ulët.
Gjylja më e vogël, me diametër 14.5 cm, është prej mermeri, një material më i fortë dhe më kompakt, që siguronte qëndrueshmëri më të madhe gjatë goditjes.
Audio Guides
Please select a language to see available guides.