Gozhdë monumentale (shekulli IV - II BCE)

Gozhdë monumentale (shekulli IV - II BCE)


Këto objekte të farkëtuara me dorë janë zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike të zhvilluara pranë mureve dhe kryesisht portave antike të qytetit të Lisit.
Gjatësia e tyre varion nga 13 cm deri në 22 cm dhe diametri i kokave me formë kërpudhe/ombrellë është 6 cm. Përmasat e tyre të mëdha sugjerojnë përdorimin në portat kryesore prej druri të qytetit, ku shërbenin për lidhjen e trarëve të trashë dhe për përforcimin e tyre me pllaka metalike. Kokat e gjera (6 cm) kishin funksion mbrojtës për drurin dhe estetik, duke krijuar një sipërfaqe të blinduar kundër goditjeve gjatë rrethimeve.
Gjetja e tyre pranë portave dëshmon për teknikat e avancuara të inxhinierisë ushtarake ilire dhe romake në Lis, si dhe për rëndësinë strategjike të këtij nyjeje fortifikuese në pellgun e Adriatikut.

Audio Guides

Please select a language to see available guides.