Guttus (shekulli IV-II BCE)

Guttus (shekulli IV-II BCE)


Këto lloj enësh të lashta prej qeramike, që lidhen kryesisht me rajonet e Italisë së Jugut, përdoreshin për të hedhur lëngje dhe kryesisht vajin në formë pikash. Emri vjen nga latinishtja "gutta", që do të thotë "pikë", pasi gryka e saj e ngushtë lejonte derdhjen e kontrolluar të vajit.
Përdoreshin shpesh për të mbushur llambat e vajit gjatë ceremonive të ndryshme. Nga ana tjetër, shumë arkeologë i identifikojnë si shishe ushqimi për foshnjat (biberonë antikë), pasi sqepi i vogël ishte i përshtatshëm për gojën e fëmijës. Ky lloj qeramike (sidomos modeli i zi në të majtë) është tipik për Italinë e Jugut. Ndërsa modeli në të djathtë është identifikuar si prodhim vendas.

Audio Guides

Please select a language to see available guides.