Halebardë (shekulli XIV – XV CE)

Halebardë (shekulli XIV – XV CE)


Kjo halebardë që i takon Mesjetës së Vonë ishte zakonisht 2 – 2.5 metra e gjatë që konsistonte nga një lame metalike me nje teh në formë oblike që në pjesën e pasme kishte një grep ndersa në pjesën e sipërme mbaronte me një majë të mprehtë. Koka e halebardës vendosej në një trup të gjatë të bërë nga druri i fortë.
Kjo armë mundësonte ushtarët të rrëzonin kalorësve të koracuar duke i hedhur nga shala e kalit me nje goditje te lamës ose duke i mbërthyer me anë te grepit dhe eliminuar me anë të majës shpuese ose lamës.
Përmasat e halebardës të gjetur në Lezhë tregojnë për një variant më kompakt krahasuar me halebardat standarde të përdorura në fusha të hapura beteje.
Nga shekulli i 18-të ajo kishte përdorim luftarak të kufizuar dhe ishte kryesisht si armë shoqëruese e rojeve te mbretërve dhe papëve duke shërbyer kryesisht si objekt ceremonial.

Audio Guides

Please select a language to see available guides.