Maja Shigjete (shekulli XIV – XV CE)
Këto maja prej hekuri të Mesjetës se Vonë kanë nje gjatesi 6.2 – 7.2 cm dhe peshë 14.8–19.2 gram.
Kanë formë konike përdoreshin kryesisht për stërvitje dhe gara me goditje në shenjë. Shpesh here maja sheshohej në mënyrë që të lehtësohej nxjerrja nga objekti i goditur.
Ky tip maje ka qenë e përhapur në disa vende të Europës, përfshirë Shqipërinë dhe Italinë, por haset rrallë në gërmimet e kështjellave mesjetare, pasi nuk kishin perdorim luftarak.
Disa maja janë plotësisht konike, ndërsa të tjera përfundojnë me një katërkëndësh të vogël. Emërtimi “veneciane” lidhet me formën e ngjashme të shigjetave të ruajtura në Armerinë e Pallatit Dukal (Armeria del Palazzo Ducale) dhe në Muzeun Correr në Venecia (Museo Correr a Venezia).
Audio Guides
Please select a language to see available guides.