Maje heshtash (shekulli XII – II BCE)

Maje heshtash (shekulli XII – II BCE)


(majtas) - Maje prej bronxi e shekulli XII–IX BCE Maja paraqet teh me nervurë qendrore të theksuar. Ky tip i përket heshtave të derdhura me teknikë dylli, karakteristike për armaturën e komuniteteve ilire të periudhës të bronzit te vone. Ka pasur një fund cilindrik për vendosjen e trupit te prej druri te heshtes.
(ne qender) - Maja e heshtës prej hekuri e shekulli VII–V BCE lidhet me fazat e hershme të perdorimit te hekurit në territorin ilir. Heshta me kete tip maje jane përdorur si armë goditëse në distanca të shkurtra.
(djathtas) - Maja heshte prej hekuri e shekulli IV–II BCE i perket periudhes Helenistike. Maja e gjatë, simetrike dhe me teh trekëndor, e pajisur me tytë të zhvilluar cilindrike. Formë e njohur nga repertori i armëve helenistike të përdorura gjerësisht nga trupat ilire të kësaj periudhe. Përmasat dhe balancimi tregojnë përdorim për hedhje ose për goditje të drejtpërdrejtë në betejë.

Audio Guides

Please select a language to see available guides.