Mbishkrim funeror, (shekulli I BCE – shekulli I CE)

Mbishkrim funeror, (shekulli I BCE – shekulli I CE)


Mbishkrim i gdhendur mbi gur gelqeror në greqishten e epokës romake. Aty shkruhet "i biri i Kleon-it, arkitekt. Pershëndetje."
Objekti dëshmon për praninë e specialistëve të arsimuar dhe mjeshtërve ndërtues në Lis, një qendër, që gjatë periudhës romake vazhdoi traditat urbane dhe ndërtimore të trashëguara nga epoka ilire. Mbishkrimi përbën një dëshmi të rrallë për ekzistencën e një arkitekti aktiv në qytetin ilir, i cili mund të ketë marrë pjesë në projektet e ndërtimit ose meremetimit të strukturave publike dhe monumentale.

Audio Guides

Please select a language to see available guides.