Objekte bronzi dhe hekuri (shekulli IV – VIII CE)
Koleksioni përbëhet nga objekte të prodhuara në bronz dhe hekur të zbuluara në vitet 1968 dhe 1978 në Nekropolin Mesjetar të Lezhës që dëshmojnë për një gamë të gjerë përdorimesh në jetën e përditshme dhe atë zbukuruese.
Objektet prej bronzi përfaqësohen nga fibula, vathë dhe unaza, të lidhura kryesisht me funksione estetike dhe simbolike. Ndërkohë, objektet prej hekuri përfshijnë thika, sharra, rrathë të tëmthave, pinceta dhe gjilpëra, të cilat lidhen me veprimtari praktike dhe artizanale.
Të gjitha këto objekte i përkasin Kultura e Komanit, e njohur edhe si Kultura Arbërore, dhe përfaqësojnë një dëshmi të rëndësishme të vazhdimësisë kulturore dhe identitare në qytetin e Lezhës dhe në territorin e Shqipërisë gjatë Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës së Hershme.
Audio Guides
Please select a language to see available guides.