Objekte prej bronzi (shekulli XII – IV BCE)
Këto objekte i takojne një periudhe që shtrihet nga Epoka e Bronxit deri në atë të Hekurit. Koleksioni përfshin një gjerdan të përbërë nga rruaza bronzi në formë bikonike, të shoqëruar me fibula (karfica të lashta), unaza dhe objekte të tjera dekorative.
Këto artefakte përfaqësojnë elemente tipike të zbukurimit personal, por njëkohësisht mbartin edhe funksione simbolike të lidhura me statusin shoqëror dhe pasurinë.
Rruazat bikonike janë karakteristike për periudhën e Bronzit të Vonë dhe Hekurit të Hershëm dhe paraqiten gjerësisht në hapësirën ilire gjatë shekulli VII BCE Ato përdoreshin si stoli prestigji dhe shpesh depozitoheshin në varre si pjesë e ritualeve mortore, duke reflektuar besime të lidhura me jetën pas vdekjes dhe identitetin e individit.
Ndërsa, unazat prej bronzi dhe fibulat, përdoreshin për të fiksuar veshjet. Këto elemente dëshmojnë jo vetëm funksionalitet praktik, por edhe vlera estetike dhe simbolike.
Audio Guides
Please select a language to see available guides.