Sëpata bronzi (shekulli XIII – X BCE)

Sëpata bronzi (shekulli XIII – X BCE)


Sëpata broxi të tipit Shqiptaro-Dalmat që i perkasin kryesisht Thesarit Arkeologjik të Torovicës, të zbuluar në vitin 1983 në vendin e quajtur “shkembi” rreth 2 km larg qendrës të fshatit Torovicë. Nje ekzemplar tjetër eshte zbuluar ne vitin 1988 ne fshatin Spiten rreth 8 km nga Lezha.
Ky tip sëpate u shfaq në periudhën e Bronxit të Vonë dhe mendohet se janë prodhuar në territorin e Shqiperisë Veriore ku janë hasur me shume gjatë zbulimeve arkeologjike.
Keto sëpata kane nje trup të gjatë e të lakuar me gjatësi 20 – 30 cm dhe peshë 1.2 – 1.75 kg. Nuk kane sy dhe doreza montohej. Meqenëse shpesh janë gjetur disa të tilla bashkë në të njëjtin vend, kanë cuar në hipotezën se kanë sherbyer më shumë si mall shkëmbimi sesa vegla pune.
Nga pikpamja strukturore, keto sëpata janë pothuaj të ngjashme me ndryshime shume të vogla ne formën e tehut ose kreshtës, aq sa mund të dallohen vetëm nëpërmjet numrit të inventarit muzeal.

Audio Guides

Please select a language to see available guides.