Sëpata bronzi të tipit kelt (shekulli XI – X BCE)
Ky tip sëpate, që ndryshe quhet edhe sëpata me fole, paraqet një trup drejtkëndor me faqe të drejta ose paralele të cilat shtrihen drejt tehut të vogël të lakuar në njërën anë dhe një grykë të gjerë në anën tjetër.
Ai paraqet një konstruksion me katër kreshta të zbrazët nga brenda dhe një pjese fundore katrore e pajisur me një lak të vogël që është ngjitur në pjesën e poshtme të sëpatës për të siguruar kokën e sëpatës në një bisht druri.
Sëpatat me fole jane bërë nga një kallëp dy pjesësh. Pjesët e kallëpit që mund të ishin bërë prej guri, balte ose bronzi që vendoseshin sëbashku dhe lidheshin. Tegeli i derdhjes është i dukshëm sipër dhe poshtë ku janë bashkuar dy gjysmat.
Gjatësia totale e kokës së sëpatës arrin rreth 10 cm, ndërsa gjatësia e skajit prerës varion nga 5 – në 5,9 cm. Pesha e ekzemplarëve varion nga 243 – 247 g.
Audio Guides
Please select a language to see available guides.